Sport

Leicesteri konfirmon vdekjen e presidentit dhe katër të tjerëve në aksidentin me helikopter

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 29 October 2018

Leicester City ka konfirmuar se presidenti i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha ishte në mesin e pesë personave që vdiqën pas përplasjes së helikopterit të shtunën mbrëma.

Biznesmeni tajlandez ishte në bord në helikopterin personal, që humbi kontrollën në parkingun e veturave jashtë stadiumit King Power, pas ndeshjes ndaj West Hamit në Premier Ligë, transmeton Koha.net.

“Me keqardhje të thellë dhe zemër të thyer konfirmojmë se kryetari ynë, Vichai Srivaddhanaprabha ishte në mesin e atyre që tragjikisht vdiqën të shtunën në mbrëmje kur helikopter, që barte atë dhe katër të tjerë, u rrëzua jashtë stadiumit King Power. Asnjë nga të pestët në bord nuk mbijetoi. Të gjitha mendimet janë me familjen e Srivaddhanaprabhas dhe familjet e viktimave që ishin në bord në këtë kohë që është e papërshkrueshme”, thuhet në deklaratën e klubit anglez.

-Advertisement-

60 vjeçari, që kishte themeluar kompaninë “King Power Duty Free”, e bleu Leicesterin në gusht të vitit 2010, dhe pas gjashtë muajve u bë president i klubit.

Në pronësi të tij Leicesteri kishte hyrë në Premier Ligë më 2014, për ta fituar titullin në sezonin 2015/16, që është një nga befasitë më të mëdha të Premier Ligës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera