Lajme

“Lehtësohen kriteret për qytetarët e Luginës” – Qeveria miraton Projektligjin për shtetësi

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 27 December 2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për shtetësi përmes të cilit u tha se do të ndryshohen kriteret për marrjen e shtetësisë së Kosovës.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se me anë ët këtij ligji synohet të lehtësohen procedurat për marrjen e shtetësisë së Kosovës, e sidomos për qytetarët e Luginës që jetojnë në Kosovë.

“Ministria e punëve të brendshme propozon sot para jush për miratim projektëligjin për shtetësinë si nismë strategjike, i cili përcakton kriteret e qarta për marrjen, bartjen dhe heqjen e shtetësisë, duke ofruar një kuadër ligjorë gjithëpërfshirës.

-Advertisement-

Ligji afirmon të drejtën për shtetësi të shumëfishtë dhe si prioritet adreson nevojën e kahhershme për lehtësimin e kritereve për fitimin e shtetësisë edhe për qytetarët e Luginës”, tha Sveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera