Sport

Legjenda e Premierligës tallet keq me Shaqirin

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 30 July 2018
Gary Neville nuk e ka bindur as supergoli i shënuar mbrëmë nga Xherdan Shaqiri në miqësoren mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Ish-mbrojtësi i famshëm anglez, i cili ka qenë për shumë vite kapiteni i Manchester Unitedit, e kishte etiketuar si “joprofesionist”, mesfushorin gjatë Botërorit, duke vënë në dyshim blerjen e rij nga Liverpooli pas një viti jo të mirë te Stoke.

Pas golit të shënuar mbrëmë nga mesfushori, shumë tifozë të të kuqve u futën në rrjetet sociale duke i kujtuar Neville ato që kishte thënë pak javë më parë, por ish-futbollisti i cili tani është opinionist sportiv, nuk u kursye përsëri në kritika të reja për lojtarin.

“Unë uroj që të gjithë ju të më shkruani mesazhe sa herë që ta shihni atë duke qëndruar në vijën e mesit të fushës ndërsa skuadra juaj po sulmohet! Oh, ai ka gjithashtu nevojë që përkrah tij të luajë Ronaldinjo “, ishte ironia e Nevil në një tjetër postim në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera