Sport

Legjenda e Milanit, Zvonimir Boban përulet para varrit të Vokrrit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 10 June 2018

I është dhënë lamtumira e fundit legjendës së futbollit dhe Presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Në mesin e shumë pjesëmarrësve, në ceremoninë e varrimit ishte edhe legjenda e Kroacisë dhe Milanit, Zvonimir Boban.

 

-Advertisement-

 

Boban ishte mik i Fadil Vokrrit dhe një nga përkrahësit më të mëdhenj që Kosova të pranohej në FIFA dhe UEFA.

49 vjeçari ka qenë pjesë e Dinamo Zagrebit, Milanit si dhe ka mbrojtur ngjyrat e Jugosllavisë dhe Kroacisë.

Ai gjithashtu kishte fituar Ligën e Kampionëve me Milanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera