Sport

Legjenda e Juves bën një propozim: Strakosha pasardhësi i Buffon!

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 14 October 2017

Thomas Strakosha është portieri i padiskutueshëm te skuadra italiane e Lazios. Kjo ka bërë që në saje të paraqitjeve të mira me lacialët edhe të merr komplimente pozitive dhe të konsiderohet si lojtar i ardhshëm i kampionit italian.

Në fakt, Pietro Anastasi, legjenda e Juventusit dhe kombëtares italiane, mendon se portieri shqiptar mund të jetë pasardhësi ideal i Gianluiggi Buffonit. Ish-sulmuesi i njohur italian, në një intervistë të dhënë për “Radio Incontro Olympia”, ka pohuar se Strakosha është një ndër portierët më të talentuar dhe se torinezët duhej ta monitoronin me kujdes zhvillimin te Lazio.

“Buffon nuk ka reflekset e një të riu. Por mbetet gjithsesi një nga futbollistët më të mirë në qarkullim. Në sezonin e ardhshëm do të ketë një pasardhës te Juventusi”, tha Anastasi.

-Advertisement-

“Strakosha ka arritur të nxjerrë në pah mjaft mirë vlerat, duke zhvilluar ndeshje të mëdha. Nëse do të isha Juventusi, unë do ta vendosja nën vëzhgim atë. Ata të aftët duhet t’i blejnë”, tha duke qeshur ish-kapiteni i Juventusit, i cili shkëlqeu në vitet ’60-’70 me fanellën bardhezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera