Sport

Legjenda Buffon zbulon pritjen më të mirë që ka bërë në karrierën e tij (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 23:11 | 29 March 2018

Gianluigi Buffon me të drejtë cilësohet një nga portierët më të mirë në botë.

Karriera e tij e madhe filloi më 15 nëntor të vitit 1995, kur trajneri i Parmas, Nevio Scala kishte guximin apo vizionin t’i besonte pozitën e titullarit një djali 17 vjeçar, në një ndeshje kundër Milanit, që udhëhiqej nga sulmuesi i frikshëm George Weah.

Kjo ndeshje e cila kishte përfunduar barazim 0-0, kishte përcaktuar edhe të ardhmen e Buffon në futboll.

-Advertisement-

23 vite pas asaj date, portieri i Kombëtares së Italisë, ka përzgjedhur pritjen më të mirë në karrierën e tij.

Buffon ka përzgjedhur pritjen që ia ka bërë ish sulmuesit të Milanit, Pippo Inzaghi, në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2003, ndeshje e cila u luajt në ‘Old Trafford’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera