Rozë

Ledri dhe Dafina mesazhe të koduara përmes teksteve?

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 14 August 2023

Mbi një dekadë ka kaluar nga momenti kur Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula i dhanë fund lidhjes së tyre.

Përkundër këtij fakti, nostalgjia për çiftin e dikurshëm nga një pjesë e konsiderueshme e fansave nuk mungon.

Në rrjet qarkullojnë me të madhe video të dikurshme, e edhe teori konspiracioni!

-Advertisement-

Së fundmi, në TikTok, fansat janë të bindur se Dafina dhe Ledri komunikojnë me tekste (pavarësisht që nuk kanë nevojë të bëjnë një gjë të tillë realisht).

Ndjekësit kanë përshtatur tekstet e dy projekteve të këngëtarëve.

“Ti kom dhon krejt, mi ke dhonë krejt ama sot prapë vetëm” thotë Dafinë në këngën me Elgit Dodën që është marrë si kundërpërgjigje e vargut “Ti kom dhon krejt, ti kom dhon krejt ama loçkë m’le vetëm” të Ledrit në projektin “E keni dit” me Romeo Veshajn e Klementin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera