“Leckë, harrën”, Hoxha që u bë me Mercedes e përdhos flamurin për të cilin shqiptarët u dergjën burgjeve
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 16 April 2023
Mazllam Mazllami, një hoxhë nga Prizreni i cili së fundmi u bë i njohur pasi ‘xhemati’ ia dhuroi një Mercedes luksoz me rastin e pensionimit, e ka përdhosur flamurin kombëtar shqiptar, duke e quajtur harrën e leckë.
Mazllami, pas kritikave ndaj të cilit para pesë ditësh u sulmua gazetari Valon Syla, e ka incizuar një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale. Aty ai iu bën thirrje myslimanëve që të mos e kosniderojnë të rëndësishëm flamurin, për të cilin shumë shqiptarë luftuan, u burgosën, u torturuan e u vranë përgjatë viteve.
“Kjo është harrën, leckë, bezë. Këta kur e kemi qitë për 28 Nëntorin… Edhe mos me qitë hiç, kurrgjë s’bëhet kijameti. Populli ynë, populli shqiptar janë myslimanë 80%, e njohin më opaganizmin çka është. Ne nuk adhurojmë shqiponja, nuk adhurojmë zogj”, thotë hoxhë Mazllami.
Për të të padenjë janë edhe dëshmorët, përceç atyre që “janë dëshmorë të Allahut”.
“Shehid nuk bidet qysh po thotë dikushi – plot shehidë jemi ba, është mbushë Kosova dëshmorë. E lus Allahun që këta që kanë ra dëshmorë, ishalla janë dëshmorë të Allahut. Se na që i shkruajmë dëshmorë e ju vnojmë pllakata mas 50 vjete krejt jau thejmë”, thotë Mazllam Mazllami.
“Edhe pse është himni të gtjithë të bashkuar rreth flamurit, edhe me u bashku krejt rreth flamurit, me qet flamur në xhenet a hyjmë?”, shton ai.
Mazllam Mazllami të hënën e mori për dhuratë një veturë luksoze të tipit Mercedes dhe në organizimin e befasisë për të mori pjesë edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Nga kjo gazetari Syla mori shkas që të nesërmen t’i bënte disa reagime me ironi e humor, duke shkruar se si prijësit fetarë të myslimanëve në vend po duken si “njerëz të showbizit”. Në fund të ditës, u sulmua brutalisht nga tre persona, të cilët kanë pranuar se kritikat e Sylës ishin motivi i tyre, duke mos shprehur pendesë për sulmin.
Hoxha nga Prizreni para disa vitesh ishte i akuzuar për thirrje për rezistencë dhe për shtytje për kryerjen e veprave terroriste. Më saktësisht, ai dhe disa imamë të tjerë dyshohej se i kishin nxitur disa nga ‘xhemati’ i tyre të shkonin në Siri për të luftuar. Nga ky proces, Mazllami ishte shpallur i pafajshëm.
Të tjera
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...