Lajme

Le Figaro: Kosova, zona ku depërtojnë ekstremistët islamikë

Autori: Gazeta inFokus 13:17 | 04 May 2017

E përditshmja franceze Le Figaro i ka kushtuar një reportazh të gjatë Kosovës dhe e ka quajtur si mbase vendi më fragjil në Europë, ku mund të depërtojë ekstremizmi islamik.

Figaro e quan Kosovën zonën gri të Europës – duke aluduar në lehtësinë që ekziston për konvertim të njerëzve në ekstremizëm.

Madje gazeta e çuan Kosovën dështim të përpjekjes ndërkombëtare.

-Advertisement-

“Dështimi i modelit të Kosovës është befasues, derisa shuma e ndihmave ndërkombëtare për kokë banori kalon edhe Planin Marshall”.

Shkrimi i Figaros vazhdon edhe me një intervistë të një kosovari që në vitin 2014 kishte luftuar në Siri, ndërsa flet edhe për xhamitë në Kosovë, që sipas gazetës, disa prej tyre janë ndërtuar pas luftës së fundit me financim të Arabisë Saudite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera