Lajme

LDK: Vetëvendosje po e fsheh të vërtetën për 120 milionë eurot e energjisë

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 26 April 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Vetëvendosje me refuzimin që po i bën krijimit të Komisionit Hetimor parlamentar po e fsheh të vërtetën për subvencionimin e energjisë.

Përmes një postimi në Facebook, LDK thotë se do t’i shfrytëzojë të gjitha rrugët politike e juridike për zbardhjen e të vërtetës raporton Gazeta Exress.

“Refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës. Dhënia e 120 milion eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100% për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë. Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”, thuhet në deklaratën e LDK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera