Lajme

LDK: U mbesim borxh familjes Jashari dhe të rënëve gjithandej ta ndërtojmë Kosovën ashtu siç deshën ata

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 05 March 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njofton se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.

“U mbesim borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata”, thuhet tutje në njoftimin e LDK-së.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim”, njofton LDK-ja.

-Advertisement-

LDK ka thënë se rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte “kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri”.

Partia opozitare ka theksuar se komandanti legjendar Adem Jashari e Hamëz Jashari dhe familja Jashari mbesin udhërrëfyes dhe shembull unikat në botë për gjenerata të tëra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera