Lajme

LDK-së po i rrjedh afati kushtetues për formimi e qeverisë Hoti

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 30 May 2020

Me datën 29 maj ka përfunduar masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese ndaj dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit për formimin e qeverisë.

Dekreti ishte nxjerrë me 30 prill, por Kushtetuesja një ditë më vonë kishte vendosur masën e përkohshme deri me 29 maj, shkruan Gazeta Infokus

Kjo i pamundësoj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj të koalicionit që ta thërrasin seancën në të cilën edhe do të votohej kabineti i ri qeveritar në krye me Hotin.

-Advertisement-

Por, nga data skadimit të masës së përkohshme, ka filluar numërimi i afatit kushtetues dhe siç është përcaktuar edhe në dekretin e presidentit për formimin e qeverisë së re, LDK ka një afat prej 15 ditë nga data e mandatimit.

LDK të premten deklaroj se do të pres publikimin zyrtar të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili e shpalli dekretin kushtetues për të vazhduar tutje me procedura, duke i hapur rrugë partisë së Isa Mustafës të kërkoi seancë të Kuvendit të Kosovës, ku Qeveria Hoti pritet ta marrë mbështetjen e deputetëve, shkruan Gazeta Infokus

Por, si dukët LDK nuk e ka të qartë procedurën kushtetuese sepse me vetë faktin e mos vazhdimit të masës së përkohshme, afati për krijimin e qeverisë së re fillon të rrjedh nga dita e nominimit të kandidatit për kryeministër nga ana e presidentit, pavarësish nëse aktgjykimi është publikuar apo jo.

Se a do të arrij LDK-ja me partnerët e saj t’i mbledh votat e nevojshme dhe të kërkoj seancë brenda afateve që ka në dispozicion për formimin e qeverisë së re, mbetët të shihet gjatë javës së ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera