Lajme

LDK: Samiti i Sofjes apo ekskursion politik

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 18 May 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për numrin e madh të përfaqësueseve kosovarë në konferencën e Sofjes, shkruan Infokusi.com.

Madje nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri pjesëmarrjen e afro 60 anëtarëve të Qeverisë së Kosovës e ka quajtur këtë vizitë ekskursion politik.

‘LDK nuk e quan fitore diplomatike pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes, ne e quajmë pjesëmarrje të natyrshme dhe të barabartë të Kosovës në kuadër të këtij angazhimi sepse vet samiti ka pas karakter historik, 15 vjet nga Selaniku, Ballkani Perëndimor ka pas vëmendjen më të madhe të Komisionit Evropian, përkundër që deklarata dukej shumë më e zbutur se ajo e Selanikut, por është shumë më e kujdesshme, ka perspektivë dhe besojmë që ka shpresa më të mëdha për këtë integrim…..është përmendur që në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë po marrin pjesë edhe njerëz që kanë aktakuza në shtetet e tyre që nuk është e mirë dhe ishte dashur të ketë kujdes me përfaqësim. Po ashtu, edhe në këtë samit është lëshuar rasti që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm dhe me një delegacion të përbashkët, të mos kuptohet Samiti i Sofjes ekskursion politik, ku afër 60 anëtarë të Qeverisë marrin pjesë’, ka thënë ai.

-Advertisement-

Infokusi gjatë të enjtes ka raportuar për numrin e madh të delegacionit kosovar në samitin e Sofjes.

Burime nga ambasada e Kosovës në Bullgari thonë se kanë rënë në hall me numrin e madh të përfaqësuesve nga Kosova, duke filluar pritja, akreditimi e akomodimi i tyre në hotele.

“Problemi më i madh ka qenë se kanë ardhur numër i madh dhe nuk ka pas vende të lira në hotele. fatmirësisht ne ia dolëm ti akomodojmë por duke i ndarë delegacionet në hotele të ndryshme”, i ka thënë Infokusit një zyrtarë i ambasadës.

Infokusi ka kontaktuar gjithashtu me Donjeta Gashin, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës e cila gjithashtu ndodhet në këtë udhëtim.

Gashi ka thënë se nga zyra e kryeministrit kanë udhëtuar, kryeministri, këshilltarët politik, shefi i kabinetit, shefi i stafit, zëdhënësja e Qeverisë dhe asistenca teknike./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera