LDK përmes ‘Rrugës së re’ synon marrjen e pushtetit, Bajrami ‘zbërthen’ planin e tyre qeverisës

Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 08 September 2023
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur për ‘Rrugën e re’ të LDK-së, programin e partisë për qeverisjen e vendit, zgjedhjet e ardhshme nacionale si dhe për qeverisjen Kurti.
Bajrami gjatë emisionit bëri të ditur se ‘Rruga e re’, quhet programi i partisë për qeverisjen e vendit, ndërsa siç tha ajo, këtë rrugë e kanë nisur që nga mbarimi i zgjedhjeve të kaluara nacionale.
“’Rruga e re’ mund të doket e re për shkak të shpalosjes së programit që kemi bërë, përndryshe ‘Rruga e re’ quhet programi i ri qeverisës i LDK-së për katër vitet e ardhshme, pas zgjedhjeve nacionale kurdo që ato mbahen. Ne kemi filluar menjëherë pas zgjedhjeve të kaluara dhe rezultatit që kemi marrë, kemi filluar me takime me qytetarë, nëpër fshatra, nëpër qytete, në të gjitha komunat e Kosovës”, është shprehur ajo.
Ish-ministrja theksoi se deri tani kanë zhvilluar takime të shumta, ku edhe janë njoftuar nga afër për problemet e qytetarëve.
“Kemi pasur takime intensive me komunitetin e biznesit, me shoqatat, me odat, kemi taku së fundmi, për shkak të eskalimit të gjendjes, për shkak të sanksioneve, kemi taku siç e dini shoqërinë civile, profesorë, akademikë, komunitetin e biznesit dhe gjithë të tjera. Kemi ardhur në përfundim që programit tonë qeverisës në të cilën mbi 200 ekspertë të fushave të ndryshme, anëtarë të LDK-së, funksionarë në pozita të ndryshme, njerëz me përvojë, por edhe jashtë saj kanë punuar në një program, në secilën fushë për të pas zgjidhje për problemet e qytetarëve”, theksoi mes tjerash ajo për Telegrafi
Gjatë intervistës, deputetja Bajrami vlerësoi se aktualisht është një gjendje jo e mirë dhe qytetarët po përballen me pengesa të shumta.
“Ka një gjendje absolutist jo të mirë, nuk kemi parë përparim në asnjë fushë, një prej pengesave kryesore për qytetarët është që kostoja e jetës është e papërballueshme, që nënkupton ne ende jemi nën presionin e çmimeve të larta. Tash kemi inflacion më të vogël, por nuk kemi pasur de-inflacion, që nënkupton nuk kemi pasur ulje të ngritjes së çmimeve që kanë ndodhur vitin e kaluar”, pohoi ajo.
Në emisionin “Përballje”, Bajrami tha se në programin e tyre qeverisës kanë punuar 28 ekspertë nga fusha të ndryshme.
“Në programin tonë qeverisës për qeverisjen e ardhshme kemi punuar që nga përfundimi i zgjedhjeve, pra ka tri vite. Fillimisht kemi takuar njerëzit, e kemi parë ku probleme, më vonë i kemi intensifikuar takimet me të gjithë akterët, përndryshe 28 ekipe në 28 fusha kanë punuar. 28 ekipe kanë punuar programin, projektet me prioritet tri herë janë diskutuar me kryetarin Lumir Abdixhiku”, tha ndër tjera ajo.
Bajrami sqaroi se “Rruga e re” është emri i programit qeverisës dhe se nuk është program për kundërshtarët politikë, por për qytetarët.
Siç tha deputetja, LDK nuk ka ndryshuar logon e saj dhe asnjëherë nuk ka ikur nga trashëgimia saj.
Sa i përket zgjedhjeve, ajo theksoi se LDK tash e një kohë të gjatë është e përgatitur për të shkuar në zgjedhje të reja nacionale, duke shtuar se partia e saj ka më së shumti njerëz me përvojë dhe ekspertë nga të gjitha fushat.

Të tjera
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...
-
Gjithçka e kapur nga kamerat e sigurisë – Minutat e ‘përballjes’ së Agon Zejnullahut me policinë
Gazeta Infokus ka siguruar videon 4 minutëshe nga kamerat e sigurisë se si nd...
-
Haxhiu reagon pas Sveçlës me kritika ndaj Institutit të Mjekësisë Ligjore: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, s’kanë dorëzuar raport
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Ago...
-
Vasfije Krasniq në “Vogue” – mes 250 të mbijetuarave të dhuɳës seƙsuale nga e gjithë bota
Vasfije Krasniqi-Goodman, një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luft...