Lajme

LDK nuk heq dorë nga kandidati i saj për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 13 July 2017

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka thënë që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka hequr dorë nga kandidati për kryeministër të saj, Avdullah Hoti.

I pyetur nga ‘GazetaBlic’ se a ka hequr dorë LDK për kryeministër konsensual,  nëse dështon formimi i PAN-it, Rugova tha që deri më sot ide të tilla nuk janë diskutuar brenda LDK-së.

“Në takimet që i kemi pasur me kryetarin e LDK-së, nuk kam dëgjuar që është hapur një ide e tillë. LDK akoma nuk ka dalur me qëndrime konkrete, ne i presim limitet kohore kushtetuese, konstituimin e legjislativit, pastaj do të dalim me qëndrime zyrtare”, tha Rugova, për ‘Gazeta Blic’.

-Advertisement-

Ndryshe, Vetëvendosja ka deklaruar se do të hyjnë  në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetëm nëse Albin Kurti bëhet kryeministër./GazetaBlic.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera