Lajme

LDK-në merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike amerikane në Çikago

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 20 August 2024

Lidhja Demokratike e Kosovës po merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA në Çikago.

Përmes një njoftimi për media nga bëhet e ditur se këtë subjekt politik po e përfaqëson Alush Gashi, i deleguar nga kryetari Lumir Abdixhiku.

“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për president nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris. LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera