Lajme

LDK mblidhet nesër, diskuton për vendimin e AKR-së

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 20 August 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të diskutojë në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, i cili autorizoi sot kreun e partisë Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Kështu ka thënë për KosovaPress-in nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, i cili njoftoi se LDK nesër do të ketë një mbledhje të kryesisë, me ç’rast do të dalë edhe me qëndrim rreth vendimit të partnerit të koalicionit parazgjedhor, atij të AKR-së.

“Nesër do të mbajmë një mbledhje të kryesisë ku do të diskutojmë lidhur me këtë çështje. Përveç zgjedhjeve lokale, padyshim që temë e diskutimit do të jetë edhe kjo”, tha Rugova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera