Lajme

LDK kthehet në Kuvend pas plotësimit të këtij kushti

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 25 October 2018

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku për KosovaPress ka thënë se kjo parti do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit sa herë që nevojiten 2/3 e votave, që të mos bllokohen marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ne kemi deklaruar se për ligjet që kanë te bëjnë me marrëveshjet te shumicës, pra që nevojiten 2/3 e votave të deputetëve ne do të marrim pjesë. Dhe sot një ndër pikat e para ka nevojë për 2/3 e deputetëve dhe në marrëveshje të tilla, për traktate ndërkombëtare Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrë pjesë”, tha ai.

Abdixhiku ka treguar edhe nëse do të marrin pjesë në pikat tjera të rendit të ditës.

-Advertisement-

“Ne e kemi një qëllim të dhënë më parë, që kërkon votimin e rezolutës të opozitës, që të respektohet integriteti territorial i Republikës të Kosovës, dhe pas saj mund t’i kthehemi normalitetit në Parlament”, tha Abdixhiku.

Kuvendi është duke vazhduar seancën plenare të ndërprerë javën e kaluar, pas disa votimeve, deputetët e LDK-së dhe Vetëvendosjes lëshuan sallën e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera