Lajme

LDK kërkon interpelancë me Hoxhën për mos zbatim të MSA-së

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 24 May 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesë për interpelancë me ministren e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për kuartalin e katërt 2017 dhe kuartalin e parë 2018.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në ‘facebook’, shkruan Infokusi.com.

‘Grupi Parlamentar i LDK-së e ka dorëzuar kërkesën për INTERPELANCË me Ministren e Integrimit Evropian znj. Dhurata Hoxha, lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për kuartalin e katërt 2017 dhe kuartalin e parë 2018’, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Hoti ka shkruar se është shqetësues zbatimi i ulët i këtij plani.

‘Është shqetësues niveli tepër i ulët i zbatimit të këtij plani. Me këtë dinamikë do të mbesim shumë prapa. Kryeministri në vend që të zbatojë këtë plan dhe të përmbush kushtet pë liberalizim të vizave, merret me konspiracion dhe gjuan përgjegjësinë tek opozita për shtyrjen e vendimit për liberalizim të vizave.’, ka shkruar Hoti./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera