Lajme

LDK ka një kërkese për VV’në rreth ndarjes së ministrive

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 30 October 2019

Lëvizja Vetëvendosje duhet të jetë më e kujdesshme në deklarimet publike.

Kështu kanë thënë dy zyrtarët e LDK-së , Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami gjatë një emisioni televizvë në KTV, shkruan Gazeta inFokus.

“Ata nuk i kanë fituar 61 mandate, njëmend duhet të jenë të kujdesshëm që mos të përdori terme tjerë.Çdo gjë caktohet së bashku. Edhe ne kemi plot pika që ndoshta duhet të arrijmë konsensus me VV-në sepse mund të mos përkrahen nga ta. Fakti që s’kemi fituar 61 mandate duhet të ulemi në tavolinë e të shohim çka ka thënë sovrani, ai ka thënë se duhet bërë bashkë”,  ka thënë Hoti.

-Advertisement-

Në anën tjetër Bajrami ka thënë se VV-ja duhet të reflektojë në “përvojë, fushë e performancë”.

 

“Nuk do të ulemi në tavolinë ku ata do të zgjedhin çka të marrin dhe ne do të marrim çka ka mbetur”, ka thënë ajo.

 

Të dy kanë thënë se ka shumë shembuj se si mund të bëhet ndarja e ministrive, duke theksuar idenë që me short secili partner të zgjedhë ministritë.

 

Kujtojmë që LVV më herët kishte deklaruar se duan të udhëheqin me Ministrinë e Brendshme, të Financave dhe të Drejtësisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera