Lajme

LDK-ja asnjë femër kandidate për kryetare të komunave

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 11 August 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka  përshirë asnjë femër në listën e kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.

Kjo listë me 13 kandidatë  është bërë publike dje nga vet lideri i LDK-së, Isa Mustafa,  në një konferencë për media pas mbledhjes së  kryesisë së LDK-së, shkruan Infokusi.com

Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit LDK ishte kritikuar për minimizim të rolit të gruas në parti, madje nga dhjetëra aderime në LDK asnjë nuk ishte femër.

-Advertisement-

Gjithashtu  LDK  në zgjedhjet e 11 qershorit  femrën më të votuar, Vjosa Osmanin e kishte renditur pothuajse në fund të listës se kandidatëve për deputet në kuvendin e Kosovës me numër 81, shkruan infokusi.com

Osmani në zgjedhjet e vitin 2014 ishte renditur me numër 3 ndërsa kishte marrë 30.431 vota ndërsa në zgjedhjet e vitit 2017 e renditur me numër 81 ka marrë 45. 500 vota.

Kandidatët për kryetar në 13 komuna janë, për Podujevë Agim Veliu, Istog Haki Rugova, Gjilan Lutfi Haziri, Pejë Gazmend Muhaxheri, Fushë Kosovë Burim Berisha, Lipjan Imri Ahmeti, Suharekë Sali Asllanaj, Viti Sokol Haliti, Dragash Selim Kryeziu, Kamenicë Shaip Surdulli, Shtime Selim Shabani, Ferizaj Muharrem Sfarqa, Novobërdë Bajrush Ymeri, shkruan Infokusi.com

Pritet që javën e ardhshme të bëhen publike emrat e kandidatëve për kryetar të komunave, Prishtinë, Prizren, etj./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera