Lajme

LDK i numëron një nga një premtimet e pa realizuara të Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 08 February 2023

Qeveria e Albin Kurtit, e cila erdhi në pushtet si qeveri e ndryshimit po del të ketë jo pak “premtime të thyera”, të paktën deri më tani.

Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur monitorimin e premtimeve për realizimin e të cilave Qeveria Kurti mori votën e qytetarëve.

Duke filluar nga premtimi i madh për 4 mijë banesa për çiftet e reja e deri te ndërtimi i çerdheve, në disa prej tyre madje nuk është bërë asnjë hap tutje nga ana e Qeverisë.

-Advertisement-

Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, – nuk u ndërtua asnjë

Kryeministri Kurti premtoi se vetëm gjatë mandatit të parë do t’i ndërtojnë 4,000 banesa që do të ofrohen me çmime të përballueshme për të gjithë ata që kanë nevojë.
Ndonëse po bëhen gati dy vjet nga mandati i Kurti, ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.
“Për të moshuarit që presin ndihmën tonë do t’i ndërtojmë edhe 5 shtëpi të tjera me shërbime të përkujdesjes për ta. Kurse nëpërmjet programit “120×120” dhe “150×150” sidomos për çiftet e reja do të përfitohen banesa me këste mujore prej vetëm 120 respektivisht 150 eurove në muaj, për një periudhë kohore prej jo më shumë se 120 muaj, përkatësisht 150 muaj,” pati thënë Kurti gjatë prezantimit të programit qeveritar 2021-2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cilëson këtë premtim të Kurtit si një ndër mashtrimet e mëdha të Qeverisë së tij.

160 çerdhe të reja të premtuara, asnjë e ndërtuar, thotë LDK.

Një nga premtimet e mëdha në sektorin e arsimit të kryeministrit Kurti, i përshirë në programin e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën ne fundit elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishte ndërtimi i 160 çerdheve të reja.

Realiteti sipas LDK-së: Asnjë e ndërtuar.

Për LDK-në premtimi për ndërtimin e 160 çerdheve të reja është premtim i thyer dhe zhgënjim për familjet kosovare.

160 çerdhe të reja të premtuara, asnjë e ndërtuar, thotë LDK

Një nga premtimet e mëdha në sektorin e arsimit të kryeministrit Kurti, i përfhshirë në programin e Lëvizjes Vetëvendosje në fushatën ne fundit elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit, ishte ndërtimi i 160 çerdheve të reja.

Realiteti sipas LDK-së: Asnjë e ndërtuar.

Për LDK-në premtimi për ndërtimin e 160 çerdheve të reja është premtim i thyer dhe zhgënjim për familjet kosovare.
Ndonëse Qeveria është larg përmbushjes së premtimit për 160 çerdhe brenda mandatit, disa prej tyre kanë nisur së ndërtuari.

Bëhet fjalë për 3 çerdhe që tashmë janë nisur, derisa 157 të tjera kanë mbetur për pjesën tjetër të mandatit.

Gjatë vendosjes së gurthemelit të ndërtesës së re të çerdhes në afërsi të shkollës së Gjelbër në Prishtinë, vitin e kaluar, Kurti iu kthye premtimit të tij, duke u mburrur se po i realizojnë zotimet.

LDK ka paralajmëruar se do të vazhdojë publikojë premtimet e parealizuara të Qeverisë Kurti, në kohën kur ajo po hynë në vitin e tretë të qeverisjes.

Edhe vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së djeshme ka thënë se Qeveria do të festojë dy vjetorin qeverisës në kohën kur të rinjtë po ikin nga vendi, e vendi po përballet me krizën.

“Dy vjet pushtet kemi kuptuar se sa të pavlera u bënë premtimet e dhëna. Kuptuam mungesën e ndjeshmërisë së pushtetarëve në çdo krizë me të cilën përballen njerëzit tanë. Kuptuam arrogancën e brendshme e përplasjen e panevojshme me aleatët jashtë. Kuptuan paaftësinë qeverisëse për të dhënë ndryshimin që Kosova meriton. Kosova mundet me mirë. Vendi ynë meriton më mirë dhe Kosova do të bëhet më mirë”, tha Abdixhiku gjatë ditës së djeshme përmes një videomesazhi.

Në mars të këtij viti bëhen dy vjet që kur erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje.

Qeveria Kurti u votua me 67 vota për dhe 30 kundër, më 22 mars të vitit 2021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera