Lajme

LDK feston fitoren në Dragash

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 16 November 2021

Qytetarët e Komunës së Dragashit kanë filluar festën pas ndryshimit të rezultatit për kryetar në këtë komunë.

Me numërimin e votave të diasporës në Dragash është përmbysur rezultati preliminar i shpallur nga KQZ.

Në rezultatet preliminare Shaban Shabani nga PDK kishte marrë 5,648 vota apo 50,21% derisa Bexhet Xheladini nga LDK 5,601 vota apo 49,79%.

-Advertisement-

Me votat e diasporës Bexhet Xheladini ka 5,845 derisa Shaban Shabani ka 5,702 vota.

Pas numërimit të votave të diasporës ka reaguar edhe LDK, ku thotë se komuna e Dragashit tashmë ka kryetar Bexhet Xheladinin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera