Lajme

LDK e PDK në përkrahje të grevistëve: Qeveria Kurti të gjejë zgjidhje e të mos konfrontohet me ta, kjo është rrugë e gabuar

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 25 August 2022

PDK dhe LDK kanë reaguar pas lajmit se Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Financave do t’ua ndërpresë pagat punëtorëve që i janë bashkuar grevës të nisur sot nga Bashkimi i Sindikatave të Bashkuara të Kosovës (BSPK).

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kur jemi të grevat, Vetëvendosja sa ishte në opozitë mbështeste hapur ato.

“Sot në pushtet, vendimet e kësaj qeverie ndaj grevistëve janë skandaloze dhe nuk i ngjajnë aspak një shteti demokratik. Vetëm ish sistemet kanë penguar kërkesat e punëtorëve për mirëqenie më të lartë, pagë optimale e siguri në punë. Greva është e drejtë e garantuar me ligj”, ka shkruar Deliu-Kodra.

-Advertisement-

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se partia në pushtet, Qeveria dhe Kurti duhet të gjejnë zgjidhje e jo të konfrontohen me grevistë.

Në një postim në Facebook ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje, dikur përkrahëse e secilës grevë në sektor publik e privat, duhet të gjejë zgjidhje shpejt për grevën e nisur sot sepse dëmi nga zgjatja e grevës mund të jetë i parikuperueshëm.

“Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka për obligim të ulet me sindikalistet, të nisë dialogun social dhe të gjendet një zgjidhje për përfundimin e grevës. Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke premtuar zgjidhje për secilin problem në nivel lokal, në nivel qendror, në nivel mbarëkombëtar e ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në vend të zgjidhjeve, Qeveria ka zgjedhur konfrontimi me sindikatat si rrugë e vetme, e cila sipas deputetes Bajrami është rrugë e gabuar pasi që pasojat do t’i bartin të gjithë e jo veç partia në pushtet e kryeministri Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera