“LDK e ka marrë Lumi Vjosa”, “Për kauzën time nuk ka vdekur askush”, përplasje në Kuvend mes Kurtit e Abdixhikut

Autori: Gazeta inFokus
13:33 | 23 March 2023
Përplasje në mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe deputetit të LDK-së Lumir Abdixhiku ka pasur në Kuvend, raporton Gazeta Blic.
Gjithçka nisi nga një pyetje e Abdixhikut për Kurtin, gjatë fjalës së tij.
Derisa ia kujtoi kundërshtimet për Asociacionin, ai i tha se po të takoheshin Kurti i opozitës dhe ai tani si kryeministër, a do ta puthte veten apo do ta pështynte.
“Sikur takoheshin me vetveten sy më sy, a kishin me u puth apo kishin me u pështy” e mendoni se çfarë shikimi do të kishte Albin Kurti në pasqyrë. Unë brengë nuk e kam nëse në pasqyrë i del vetja Luan apo Kameleon, por qëndrimin politik të Kosovës dhe mungesën e plotë të kredibilitetit. Kjo mungesë kredibiltieti shpreh mungesë qartësie të institucioneve tona”, tha i pari i LDK-së.
Ndërsa, kryeministri Kurti tha se nuk do ta bënte asnjërën nga këto, por që tha se nuk do ta bëntë asnjërën.
“Sa i përket asaj që tha deputeti Abdixhiku, unë asnjërën s’do ta bëja, por njerëzit e kabinetit tim, që e njohin mirë Abdixhikun, e dinë mirë se cilën do ta bënte ai”, tha Kurti, raporton Gazeta Blic.
Pas kësaj Abdixhiku iu kundërpërgjigj, duke i thënë se nuk mund ta nxjerrë nga taki me ofendime të tilla dhe se ai është i qetë pasi nuk e ka barrën e njerëzve të vdekur për kauza të tij.
“Nëse mendon se më qet prej taktit ose më nervozon me ofendime personale, e ki gabim. Unë kur e shikoj veten në pasqyrë nuk e kam barrën që kanë vdekur njerëz për kauzën time, nuk e kam barrën që e kam kallë Kosovën për një kauzë të rrejshme, nuk e kam barrën që i kam gënjyer njerëzit e i kam hëngër qershitë një nga një. Jam shumë i qetë”, tha ai.
Abdixhiku, mes tjerash, tha se po shijon secilin moment se si Kurti po e rrezikon të ardhmen e vendit.
“Nuk e kam barrën që kam rrezikuar të ardhmen e vendit, dhe kjo është brengë e jotja dhe po shijoj çdo moment të saj të të them të drejtën . po e shijoj se si e ballafaqon kauzën tënde dhe këtë pozicion të padinjitetshëm” tha Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.
E, më pas reagoi sërish kryeministri Kurti, i cili i tha Abdixhikut se LDK-në e ka marrë Lumi Vjosa që para dy vitesh.
“Ka dy vjet që LDK-në e ka marrë lumi, LDK-në e ka marrë Vjosa, e ka marrë Lumi Vjosa”, tha Kurti.
Pas këtyre debateve, Kurti dola nga salla, pasi siç tha Konjufca, ai kishte një telefonatë të rëndësishme dhe më pas Kuvendi shkoi në pauzë, pasi deputetët thanë se do ta presin kryeministrin për ta vazhduar debatin.

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...