Lajme

LDK diskuton për zhvillimet politike por jo edhe për Interpolin

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 20 November 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur të martën për të zhvillimet politike në vend.

Në komunikatë thuhet se LDK është e bindur për që vendi duhet të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta inFokokus.

“ LDK është e bindur se vendi duhet të shkojë në zgjedhje sa më parë, sepse është e dëmshme të qeveriset nga një pakicë me interesa klienteliste. Për këtë arsye do të fillojë organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë dhe qytetarëve për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme. LDK, si parti e qendrës së djathtë, do tu ofrojë qytetarëve program evropian të qeverisjes dhe perspektivë evropiane. LDK sheh interes të veçantë që të përmirësohet qeverisja edhe në nivel lokal, prandaj do të angazhohet që pushteti lokal, sikurse edhe ai qendror të punojë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”,thuhet në komunikatën e LKD-së.

-Advertisement-

LDK ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim për dialogun me Serbinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë publike qëndrimet e saj për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Këto qëndrime, që konsistojnë në legjitimitet para dialogut, do të diskutohen në takimin e ardhshëm të Këshillit të Përgjithshëm, si organ më i lartë i LDK-së, ndërmjet dy kuvendeve”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën komunikatë thuhet se LDK është duke bërë përgatitjet për mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm.

“Sot, nën udhëheqjen e kryetarit Mustafa, u mblodh kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar mbi zhvillimet aktuale politike në vend, në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së”, përfundon komunikata e LDK-së.
Por në komunikatë nuk thuhet të jetë diskutuar por mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera