Lajme

LDK detyrohet: E futë Vjosa Osmanin në listë për deputet!

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 19 May 2017

Gazeta Blic ka marrë vesh se Vjosa Osmani megjithatë është futur në listën për deputetë të LDK-së.

Ndërkohë, siç edhe ka raportuar Gazeta Blic ishte shtuar presioni në vazhdimësi që ajo të futet në Listë, pas përjashtimit që ishte bërë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Përgjithshëm.

Në LDK kishte dy grupe sa i përket Vjosa Osmanit.

-Advertisement-

Një pjesë e LDK-së, të afërt me Isa Mustafën dhe me nënkryetarët aktual të LDK-së që ishin kundër që ajo të jetë në listë, edhe nëse do të pësonte partia, derisa në anën tjetër, Avdullah Hoti, kandidati për kryeministër e mbështeti kandidaturën e saj për deputete.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, kundërshtuesit e Osmanit kanë frikë se ajo do të dalë më e votuara në LDK, duke ua rrezikuar marrjen e timonit të partisë.

Në anën tjetër, tashmë nga kjo listë janë përjashtuar disa nga kundërshtuesit më të mëdhenj të koalicionit me PDK-në dhe kundërshtuesit e demarkacionit.

Fatmir Rexhepi, Shpejtim Bulliqi, Hatim Baxhaku dhe Adem Salihaj janë përjashtuar nga Lista Zgjedhore.

Ora 24:00 është afati i fundit për dorëzimin e listave zgjedhore në KQZ.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera