Lajme

LDK bojkoton seancën, nuk ia bën pozitës numrat

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 13 July 2018

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka dhënë ultimatum partive në pushtet lidhur me numrat që ata i kanë në kuvend.

Në emër të LDK-së, Armend Zemaj u ka dhënë ultimatum partive në pushtet duke u thënë se nëse nuk e bëjnë kuorumin në Kuvendin e Kosovës brenda 30 minuta, deputetët e LDK-së nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës.

“Kemi mbetur tek miratimi i rendit të ditës. Nëse nuk arrini ti keni 61 deputetë të koalicionit në kuvend ne do t’i presim 30 minuta bëjeni kuorumin ne do të marrim pjesë në vazhdimin e seancë”, ka thënë Zemaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera