Sport

Lazios i ofrohen 10 milionë euro, garë treshe për Vedat Muriqin

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 29 December 2021

Vedat Muriqi me shumë mundësi do të largohet nga Lazio në merkaton e janarit. Sulmuesi dardan po luan sezonin e dytë me ekipin bardhekaltër, por nuk po ia del të justifikojë investimin e Igli Tares.

Lazio pagoi 20 milionë euro te Fenerbahce, por 27-vjeçari nga Prizreni ka shënuar vetëm një gol në Serie A. Fenerbahce e do sërish në skuadër, teksa ka interesim edhe nga Galatasaray.

Gjithsesi, klubi që po insiston më shumë për të marrë shërbimet e Muriqit është Hull City, që garon në Championship në Angli. Il Messaggero shkruan se klubi anglez ka bërë një ofertë për Lazion.

-Advertisement-

Drejtuesit e Hull City ofron 10 milionë euro për kartonin e Muriqit, por kërkojnë nga homologët italianë që pagesën ta bëjnë në fund të sezonit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera