Sport

Lazio ‘flet shqip’ për ditëlindjen e Strakoshës

Autori: Gazeta inFokus 12:04 | 20 March 2018

Thomas Strakosha festoi ditëlindjen e tij të 23-të, por në të njëjtën kohë, zbriti në fushë për herë të 50 në Serinë A.

Gëzimit të portierit të Lazios dhe Kombëtares Shqiptare iu bashkuan shumë njerëz të futbollit, por edhe opinionit sportiv, të cilët uruan Thomasin në këtë ditë të veçantë të tij.

Po kaq i veçantë ishte edhe urimi i web-it informative të klubit të Lazios, lalaziosiamonoi.it, që kishte zgjedhur të zëvendësonte fjalën ‘albanese’ ta zëvendësonte me atë shqipe, ‘shqiptar’, në titullin e lajmit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera