Lajme

Lavrov: KFOR-i dhe EULEX-i të parandalojnë çdo lloj dhune ndaj serbëve

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 21 August 2018

Ndonëse serbët në Kosovë askush nuk i pengon të lëvizin të lirë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i bëri sot thirrje KFOR-it dhe EULEX-it të parandalojnë ‘plotësisht çdo përpjekje për dhunën dhe vandalizmin në Kosovë drejtuar kundër serbëve dhe vendeve fetare’.

“Ne ndajmë qëndrimin me Serbinë se ekziston nevoja për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në ndonjë linjë ndarjeje në Ballkan që mund të mbështesë parimin ose me ne ose kundër nesh”, tha Lavrov pas takimit në Soçi me ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq.

Ai shtoi se është absolutisht i sigurt se një e ardhme e qëndrueshme dhe e sigurt mund të sigurohet vetëm në kuadrin e bashkëpunimit të barabartë të ndërsjellë, të cilin Rusia dhe Serbia e përkrahin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera