Lajme

Lavrov: Ata politikanë që mundohen për rrëzimin e Damaskut, nuk vlejnë as 10 cent

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 30 May 2017

Ministri i jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar homologët e tij perëndimorë dhe i ka këshilluar ata që të marrin mësim nga kriza e Libisë dhe të mos mendojnë për rrëzimin e qeverisë siriane.

Sergei Lavrov, pas takimit që pati me Sameh Shokri ministër i jashtëm i Egjiptit shpresoi se ata të cilët duke shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare dhe rezolutat e KS të OKB, projektuan dhe sulmuan Libinë, tani do t’i thërrasin mendjes dhe do të vijnë në vete.

Libia u bombardua dhe qeveria e rrëzua, por ky vend u kthye në një strehë për terroristët, trafikantët e armëve dhe emigrantët e jashtëligjshëm, tha në fjalën e tij ministri Lavrov.

-Advertisement-

Për momentin nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa përballja me terrorizmin dhe ideologjinë terroriste dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit.

Ne sigurisht dëshirojmë zgjidhjen e krizës në Libi, por Siria dhe Iraku nuk duhet të kthehen si Libia dhe ata politikanë dhe diplomatë që e kërkojnë këtë nuk vlejnë as edhe një cent, shtoi ndër të tjera shefi i diplomacisë ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera