Sport

Laura mbetet në garë për të bronztën në Grand Slam, eliminohen Akili dhe Loriana

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 23 September 2023

Laura Fazliu, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova garuan sot në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Akili u ndal që në raundin e parë, Loriana pësoi në raundin e dytë, kurse Laura është ende në garë për medalje.

Xhudisti kosovar, që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë, u mposht nga slloveni, Martin Hojak.

-Advertisement-

Ndërsa, Loriana fillimisht mposhti italianen, Irene Pedrotti, e më pas humbi nga kroatja, Lara Cvjetko. Ajo garoi në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Grand Slamit, teksa tani do ta synojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Xhudistja kosovare u mposht nga austriakja, Lubjana Piovesana. Ajo garon në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura në raundin e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytin e mposhti brazilianen, Tamires Crude.

Laurës tani i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen e bronztë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera