Sport

Laura Fazliu mposhti kampionen evropiane, shkon në gjysmëfinale të Grand Slamit

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 25 March 2023

Laura Fazliu po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare është kualifikuar në gjysmëfinale të garës që po mbahet në Gjeorgji.

Laura po garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa deri tash i ka rrahur kundërshtaret një pas një.

-Advertisement-

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.

Tutje, në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, kampione aktuale evropiane.

Në gjysmëfinale, Laura do të ketë punë me australianen Katharina Haecker.

Një fitore eventuale do t’ia siguronte garueses kosovare të paktën medaljen e argjendtë.

Kurse, nëse humb, ajo do ta kërkonte të bronztën përmes repesazhit.

Paraprakisht, dje medalje të argjendta fituan dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera