Sport

Laura Fazliu e argjendtë në “Jerusalem 2022”

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 21 December 2022

Sirtarit të xhudos kosovarë iu shtua edhe një medalje. Kësaj radhë, ishte xhudistja Laura Fazliu e cila u përkujdes që Kosovës t’ia sigurojë edhe një medalje në Mastersin Botëror të Xhudos në Jerusalem, shkruan Gazeta Infokus.

Fazliu, zuri vendin e dytë në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke u stolisur kështu me medaljen e argjendtë në këtë garë.

Sipas trajnerit, Driton Kuka, xhudistja ka arritur 1 mijë e 260 pikë olimpike.

-Advertisement-

“Ishte e mrekullueshme sot pothuajse e çmendur! Mposhti Kolose Botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës i sigurt s’ka ma dilema aspak”, ka shkruar trajneri Kuka në Facebook.

Kujtojmë se të martën, Distria Krasniqi, triumfoi duke fituar medaljen a artë në këtë garë./Gazeta Infokus/

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy