Sport

Laura Fazliu e argjendtë në Grand Slamin e Gjeorgjisë

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 25 March 2023

Laura Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare u mposht në finale nga britanikja Lucy Renshall, në kategorinë deri në 63 kilogramë, duke e lëshuar kështu mundësinë që ta fitonte të artën.

Ajo i mposhti kundërshtaret një nga një, por fatkeqësisht u ndal në fund, në luftën vendimtare, ku u ndëshkua shkaku i gabimeve të saj, shkruan “Gazeta Express”.

-Advertisement-

Paraprakisht, në gjysmëfinale Laura e mposhti me Ippon për 25 sekonda australianen Katharina Haecker, për ta siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë, por në fund nuk ia doli ta fitonte të artën.

Fazliu e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi kinezen Jing Tang.

Tutje, në rrethin e tretë ishte më e mirë se francezja Gaetane Deberdt, kurse në çerekfinale e mundi britaniken Gemma Howell, njëherësh kampione aktuale evropiane.

Paraprakisht, dje medalje të argjendta fituan edhe dy kampionet olimpike, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha mbetën pa medalje dje, kurse nesër do të jetë radha e garueses së gjashtë të Kosovës, Loriana Kuka.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera