Latifi: Serbët nuk i bindim e as detyrojmë në raport me Kosovën – cila është zgjidhja?

Autori: Gazeta inFokus
12:02 | 30 October 2022
Analisti Blerim Latifi ka thënë se aktualisht ne nuk mund t’i bindim serbët që të ndryshojnë sjellje në raport me Kosovën, pasi të ta shteti i Kosovës është një krijesë e përkohshme dhe në të ardhmen Kosova sërish do të bëhet pjesë e Serbisë edhe praktikisht.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata as nuk mund t’i detyrojnë sepse ushtarakisht nuk jemi në gjendje t’i detyrojmë, por edhe sikur të ishim, vështirë se do të na mirëkuptonte bota perëndimore.
Ai ka thënë se për të zgjidhur një problem në situata të tilla, duhet rrugë e gjatë që është zhvillimi e fuqizimi i shtetit.
Por, ai ka vënë në pikëpyetje nëse kjo mund të arrihet me elitën politike që e kemi dhe me nivelin e kulturës që e kemi.
Postimi i tij i plotë:
Gjithmonë ka dy mënyra për ta ndryshuar sjelljen politike të tjetrit: njëra quhet arti i të bindurit, tjetra detyrimi me forcë. Aktualisht ne nuk i kemi në dispozicion asnjërën prej këtyre mënyrave për t’i bërë serbët e Kosovës që të ndryshojnë sjelljen e tyre në raport me shtetin e Kosovës.
Nuk i bindim dot, sepse për ta shteti i Kosovës është një krijesë e përkohshme dhe në të ardhmen Kosova sërish do të bëhet pjesë e Serbisë edhe praktikisht.
Nuk i detyrojmë dot, sepse ushtarakisht nuk jemi në gjendje t’i detyrojmë, por edhe sikur të ishim, vështirë se do të na mirëkuptonte bota perëndimore.
Çfarë duhet bërë në situata të tilla kur as me t’mirë e as me t’keq nuk mund ta zgjidhësh një problem?
Para së gjithash duhet filluar me premisën se kur nuk ka rrugë të shkurtër, duhet t’i biesh rrugës së gjatë, e në rastin për të cilin po flasim rruga e gjatë është zhvillimi e fuqizimi i shtetit.
Pse kjo është rrugë e gjatë?
Sepse kërkon mund të jashtëzakonshëm kolektiv dhe atdhedashuri të llojit si të hebrenjve. Edhe pas 74 vitesh të formimit të tij, fqinjët arabë nuk e pranojnë ekzistencën e shtetit të Izraelit, por asnjëri prej tyre nuk ia mban t’ia mësyj asgjësimit të tij, sepse e di se çka e pret: një katastrofë edhe ma e madhe se Lufta e 6 Ditëve e vitit 1967.
A jemi të aftë që një lloj vizioni të ngjashëm ta ndërtojmë për të tashmen dhe të ardhmen e shtetit tonë?
Me kët’ elitë politike që kemi dhe me kët’ nivel të mjerë kulture që kemi, vështirë të japim përgjigje pohuese në kët’ pyetje.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...