Lajme

Latifi: S’duhet të befasohemi nëse qysh nga nesër fillojnë incidentet e armatosura në veri

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 21 April 2022

Analisti politik dhe profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka folur për dështimin e marrëveshjes së targave në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Latifi ka thënë se nuk duhet të befasohemi nëse sipas tij qysh nga nesër fillojnë incidentet e armatosura në veri, shkruan lajmi.net.

Kjo pasi që sipas tij, bandat e përkrahura nga presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe nga ai rus, Vladimir Putin nuk do ta lënë pa shfrytëzuar vakuumin e krijuar nga mungesa e marrëveshjes.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Latifit:

Në Bruksel s’qenka arritur marrëveshja për targat. Nuk duhet të befasohemi nëse qysh nga nesër fillojnë incidentet e armatosura në veri. Bandat paramilitare të Vuçiqit e Putinit nuk do ta lënë pa e shfrytëzuar vakumin e krijuar nga mungesa e marrëveshjes. Sulmet e para disa ditëve mbi policinë e Kosovës ishin vetëm një provë testuese e operativitetit të këtyre bandave.

Rroftë shteti i Kosovës!

Rrofshin djemtë trima të Policisë së Kosovës!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera