Sport

Latifi para luftës më të madhe në UFC

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 23 February 2018

Ilir Latifi do të përballet me Ovince Saint Preux në meçin e tij më të vlefshëm në karrierën në UFC (Ultimate Fighting Championship).

Është vetë sajti i UFC-së, serisë më të madhe të MMA (Arteve Marciale të Përziera), që luftën e ardhshme të Latifit e ka cilësuar si më të rëndësishmen në karrierën e tij të deritashme.

Latifi dhe amerikani Ovince Saitn Preux do të përballen në kafaz të shtunën në Orlando të SHBA-së, në kuadër të ngjarjes “UFC on FOX: Emmett vs. Stephens”, transmeton Koha Ditore.

-Advertisement-

Për nga rëndësia përballja e luftëtarit shqiptar është e treta e mbrëmjes, pas asaj mes Josh Emmettit me Jeremy Stephensin dhe Jessica Andrades me Tecia Torresin.

Latifi, që jeton në Suedi, në UFC ka debutuar në prill të vitit 2013. Nisi me humbje, më pas fitoi dy herë, para se të pësonte humbjen e dytë. Rreshtoi edhe tri fitore para se të ndalej nga Ryab Bader, por në shtator të vitit të kaluar u kthye në rrugën e duhur me fitoren ndaj Tyson Pedros.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera