Lajme

Latifi: Nëse Kurti nuk ka marrë mësim, do të bie për 40 ditë

Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 05 February 2021

Profesori Blerim Latifi thotë se nëse Albin Kurti do të vazhdojë me kursin e kaluar, ai nuk do të jetë në qeveri as për 40 ditë.Latifi në T7 thotë se pret diçka tjetër nga Kurti.

“Nëse Albin Kurti nuk ka marr mësim nga mësimet e kaluara nëse ai ka me vazhdu me kursin e tij konfritual nëse ai do të vazhdoje me arrogance e tij me shqyrtimin e cdo gjëje që ndodh, jo 52 ditë po as 40 ditë nuk ka mi shku.

Megjithatë unë pres diqka tjetër”, tha ai.Sipas Latifit, ai nuk do ta ndiq kursin e kaluar pasi Kurti supozon që me administratën Biden do të ketë një raport më konstruktiv.

-Advertisement-

“Albin Kurti do të jetë shumë ma pragmatik, krejt hapsirën e veprimit politik do ta ketë në pozicionin e tij, si kryeministër. Kështu që nuk mendoj që ai do të vazhdoj me kursin e kaluar.

Nisur edhe nga fakti se ai supozon që me administraten e Biden do të ketë një raport më konstruktiv”, tha Latifi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera