Latifi i reagon ashpër Kusari-Lilës për deklaratën se grevistët s’do të paguhen: “Qysh s’i vjen marre?”
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 03 October 2022
Analisti dhe profesori universitar, Blerim Latifi i ka reaguar ashpër Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit pasi që ajo tha se nuk do të ketë pagë të muajit shtator për grevstët, shkruan Gazeta Infokus.
Latifi këtë gjë e ka quajtur të turpshme ku tha se u irritova dhe thash me vete se qysh si vjen marre që pikërisht në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor të dalë me këtë deklaratë.
“Isha në shkollë sot.E dërgova djalin tim gjashtë vjeçar në ditën e parë të shkollës. Mësuesit mundoheshin të krijonin një atmosferë festive. Edhe prindërit, derisa i drejtonin fëmijët drejt tyre me buqeta lulesh. Por atmosfera e zymtë ndihej nga të gjithë. Arsyeja dihet. Në ndërkohë, derisa po prisnim që fëmijët të futeshin në klasa, unë e hapa telefonin. Në ballinë të portaleve një deklaratë e Mimoza Kusarit. Në deklaratë ajo thoshte se për mësuesit grevistë nuk do të ketë pagë të shtatorit. U irritova dhe thash me vete : Qysh s’i vjen marre që pikërisht në këtë ditë të dalë me këtë deklaratë. Qysh s’i vjen marre, asaj dhe shumë kolegëve e kolegeve të saj, të cilët nuk kanë probleme financiare në përballimin e jetës së përditshme, ngase paguhen si askush tjetër në Kosovë, ndërsa puna që bëjnë realisht vlen më pak se puna e mësuesve”, ka shkruar Latifi në “Facebook”.
Ndryshe ai shtoi se të vetmen punë që Mimoza Kusari e shumica e kolegëve e kolegeve të saj dinë ta bëjnë mirë është të prodhojnë akuza kundër njëri tjetrit.
“Pse? Sepse, praktikisht, sot Kuvendi i Kosovës është një ndër institucionet më dembele dhe më joefektive në krejt sistemin institucional të Kosovës. Realizimi i agjendës legjislative është për faqe të zezë dhe nëse do të vendosej një standart për t’i paguar deputetët e Kuvendit të Kosovës në bazë të realizimit të kësaj agjende, jo 2000 euro, por as 200 nuk do të mund t’i merrnin. Debatet që bëhen aty në shumicën e kohës janë debate të një niveli shumë të ulët intelektual e profesional. Të vetmen punë që Mimoza Kusari e shumica e kolegëve e kolegeve të saj dinë ta bëjnë mirë është të prodhojnë akuza kundër njëri tjetrit, sa për të dalë në media dhe për t’i kënaqur militantët e shkretë të partive të tyre. Me fjalë të tjera : ata janë pasqyra ma objektive e rënies intelektuale e kulturore, të cilën shoqëria kosovare është duke e jetuar viteve të fundit”, shtoi tutje Larifi./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Të tjera
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...