Lajme

Latif Merovci, shef i ri i AKI-së

Autori: Gazeta inFokus 23:36 | 19 January 2021

Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI)ka mbetur pa drejtor prejse Kreshnik Gashi liroi detyrën me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Hoti dhe u.d së presidentes, Osmani.

E pozitën e tij siç mëson Front Online nga burime të veta pritet ta zë, Latif Merovci.

Merovci, më herët, ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institutcion.

-Advertisement-

Nesër skadon afati kohor ligjor për emërimin e shefit të ri të AKI-së.

Drejtori i fundit i shkarkuar i AKI-së, Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë, më 25 nëntor të vitit 2019, nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.

Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës. Ai është emëruar në krye të AKI-së, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit më 2019.

Më 2017 edhe Agron Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e AKI-së. Ndërkaq, më 2015, dorëheqje nga kreu i AKI-së pati dhënë edhe Bashkim Smakaj.

Ndryshe, AKI-ja është agjenci për siguri dhe inteligjencë, e cila sipas ligjit, “analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme te presidenti, kryeministri dhe institucionet tjera kompetente”.

Drejtori i AKI-së, i cili emërohet për një mandat pesëvjeçar me mundësi vazhdimi, i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera