Largohet mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”
Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 11 February 2019
Qeveria e filloi edhe në praktikë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Ajo sot ka hequr mbishkrimin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”, pasi në të do të vendoset emri i ri “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Në afat prej shtatë ditësh edhe të gjitha institucionet tjera të vendit dhe përfaqësitë diplomatike do të duhet të vendosin mbishkrimin e ri të emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Para godinës kanë filluar edhe përgatitjet për ngritjen solemne të flamurit të NATO-s.
Nga Qeveria njoftojnë se pasi të pranojnë notën verbale nga Greqia, ndryshimet kushtetuese do të publikohen në Gazetën Zyrtare. Atëherë Institucionet e vendit do të vendosin mbishkrimet me emrin e ri dhe të përkthyera edhe në gjuhën shqipe. Tabela e parë me emrin e ri ka arritur edhe në pikën kufitare “Bogorodicë” që ndodhet mes Maqedonisë dhe Greqisë. Nga ministria e Punëve të Jashtme thonë se, pas notës verbale, dy shtetet do ta njoftojnë OKB-në për ndryshimin e emrit.
“Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia do të dorëzojnë letër të përbashkët deri tek sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, me të cilën e njoftojnë Antonio Guteresh për datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare, me të cilën i vendoset fund kontestit bilateral disa dekadësh mes dy vendeve”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministria e Jashtme obligohet menjëherë t’i njoftojë edhe vendet tjera anëtare të OKB-së dhe organizatat ndërkombëtare. Por dhe 130 shtetet të cilat vendin e kanë njohur me emrin kushtetues. Shtetësia parashikohet të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës Veriore të Maqedonisë” në të gjitha dokumentet e udhëtimit. Ndërsa ndryshimet e pasaportave dhe dokumenteve personale do të bëhen në pesë vitet e ardhshme. Dygjuhësia do të bëhet njëkohësisht, ndërsa Qeveria do të formojë edhe grup nga resorët e brendshëm për implementimin dhe mbikëqyrjen e Marrëveshjes së Prespës.
Të tjera
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...