Lajme

Largohen rrethojat në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 20 August 2024

Kryetari i Mitroivcës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se i kanë laguar rrethojat e sigurisë, të cilat ishin të vendosura përreth objektit të komunës.

Atiq ka thënë se kjo ka ndodhur me kërkesë të tij, pasi situata e sigurisë është përmirësuar dukshëm.

“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”, ka theksuar Atiq në njoftimin e tij. /Gazeta Infokus

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera