Largohen qytetarët nga banesat e uzurpuara në Dardani, fajësojnë Shpend Ahmetin
Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 03 July 2017
Komuna e Prishtinës me asistimin e njësisë speciale të Policisë së Kosovës ka nisur largimin e qytetarëve nga banesat në lagjen Dardania të Prishtinës.
Gazmend Muçolli, përfaqësuesit i banorëve tha para mediave se para kësaj qëndron kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu.
Sipas tij, largimi i banorëve të cilët jetojnë në këto banesa që 18 vite po bëhet për përfitime personale të individëve të caktuar.
“Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nexhat Kryeziu, drejtori i ndërmarrjes publike banesore janë prapa kësaj. Në këto banesa jemi futur në vitet 99 dhe prej kafshatës së gojës kemi nda para dhe jemi mundu për t’i bërë të banueshme”, ka thënë Muçolli.
Ai ka kritikuar partinë Lëvizja Vetëvendosje duke thënë se është munduar të paraqitet popullsitë gjë që sipas tij, nuk paska qenë ashtu.
“Këta po duan të përfitojnë ashiqare prej situatës. Këtë ndërtesë e ka ndërtuar Qeveria e Serbisë për të ikurit e luftës nga Kroacia, nga Bosnja dhe tash këtu po dojn të përfitojnë. Na nuk po kërkojmë lëmoshë por duam të na mundësojnë që nëse në një vend kemi jetuar që 18 vite, ne jemi të regjistruar si tatimpagues nëse nuk i takoj këtij vendi, jam tatimpagues i rregullt”, ka thënë ai. Sipas tij, kjo që po ndodh duhet të ndalet para se të ndodh diçka e madhe.Arbresh.info/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...