Lajme

“Largimi i serbëve nga FSK-ja tregon se Serbia paska mundësi të urdhërojë në institucionet vitale të Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 13 July 2018

Për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, largimi i 40 i pjesëtarëve serbë nga FSK-ja është lajm i keq.

Kjo pasi, siç tha ai, është punuar shumë që qytetarët serbë të Kosovës që duan të punojnë për institucionet e vendit t’u ofrohet kjo mundësi, që të shërbejnë për këtë vend.

“Të kujtojmë se kjo nuk ishte hera e parë që për këta serbë ka pasur presion nga Serbia”, ka thënë Selimi, teksa është kthyer në rastin konkret të largimit të FSK-së.

-Advertisement-

“Problemi është që Serbia paska mundësi që të ndërhyjë në institucionet shumë vitale të Kosovës. Nëse Serbia paska mundësi që sot t’i urdhërojë për ta lëshuar FSK-në, paska mundësi edhe të urdhërojë edhe ndryshe. Si mund t’i urdhërojë nesër pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka thënë Selimi.

Krejt këtë, Selimi e ka lidhur me raportin që ka krijuar Kosova me Serbinë, ose siç ka thënë ai me disa individë në krye të dialogut.

“E kanë sjellë Kosovën në situatë kur i rrezikohet ekzistenca e saj”, ka thënë Selimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera