Lajme

“Laptop, monitor e telefona”, Policia konfiskon mall të kontrabanduar nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 03 March 2023

Policia e Kosovës mëngjesin e së premtes kë arritur të parandalojë një rast të kontrabandimit me mallra në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, shkruan Gazeta Infokus.

Në pikën e kontrollit tek Ura e Bistricës policia ka ndaluar një autobus ku është vërejtur se në bagazhet e tij ka një sasi të madhe të mallit që dyshohet se është kontrabanduar nga Serbia.

Në këtë autobus i drejtuar nga një shtetas serb, policia ka gjetur dhe sekuestruar laptop, monitor, pjesë kompjuterike, telefona, pjesë të telefonave mobilë dhe pjesë të automjeteve.

-Advertisement-

“Për të gjitha rrethanat e rastit është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ‘kontrabandim me mall’.

Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për procedura të mëtutjeshme ligjore, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera