Shëndetësi

Lapsi që identifikon indet kancerogjene për dhjetë sekonda

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 09 September 2017

Një pajisje e re teknologjike mund të identifikoj indet kancerogjene për dhjetë sekonda, kanë deklaruar shkencëtarët nga Universiteti i Teksasit.

Ata kanë deklaruar që kjo pajisje, e cila duket si laps, do të bëj largimin e tumoreve më të shpejtë, të sigurt dhe të saktë.

Gjithashtu kjo ndihmon pas operacioneve të mos ngelet asnjë qelizë kancerogjene pa u larguar.

-Advertisement-

Testimet e publikuara tek Science Translational Medicine, tregojnë që kjo teknologji është e saktë në 96% të rasteve.

Lapsi MasSpec shikon metabolizmin e qelizave kancerogjene, kimia e brendshme e të cilave është shumë e ndryshme nga ato të shëndosha, kështu edhe bën dallimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera