Sport

Laporta: Barcelona duhet të luajë në këtë ligë

Autori: Gazeta inFokus 20:02 | 29 Shtator 2017

Joan Laporta, ish presidenti i Barcelonës, mendon se ekipi nga Camp  Nou duhet të mbetet pjesë e La Ligës, edhe nëse pavarësohet Katalonia.

Katalonia më 1 tetor organizon referendum për pavarësi nga Spanja, dhe në rast shkëputje çështja kryesore do të jetë ajo e Barcelonës.

Por, ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta mendon se ekipi nga Camp  Nou duhet të mbetet pjesë e La Ligës, edhe nëse Katalonia ndahet nga Spanja.

-Advertisement-

“Barcelona – Real Madrid është një produkt shumë atraktiv. Tentimi për ta ndryshuar atë, do të ishte një gabim i madh nga Qeveria, La Liga dhe Federata”, ka deklaruar Laporta.

Laporta ka qenë president i Barcelonës në mes viteve 2003-2010. Nën drejtimin e Laportas Barcelona ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në Spanjë dhe Evropë. /Express/

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy