Lansohet udhëzuesi anti-korrupsion për mësimdhënës dhe nxënës
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 25 February 2018
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korruspionit në Kosovë II, mbështetur nga qeveritë zvicerane dhe daneze, e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) do të lansojnë Udhëzuesit Anti-Korrupsion për Mësimdhënës dhe Nxënës për klasën e gjashtë, të hënën, më 26 shkurt, duke filluar nga ora 10:00, në zyret e UNDP-së, në Arbëri.
Udhëzuesit Anti-Korrupsion përmbajnë këshilla për të integruar temat anti-korrupsion në tri lëndët e përzgjedhura: histori, edukatë qytetare dhe gjuhë. Zbatimi i këtij aktiviteti bazohet në gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Vlerësimit të Rreziqeve të Korrupsionit në Sektorin e Arsimit të vitit 2015, me qëllim të përfshirjes së arsimimit anti-korrupsion në shkolla, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të parandalimit të korrupsionit.
Zëvëndës Ministri, Arbër Geci dhe përfaqësues të UNDP-së do të marrin pjesë në ngjarje.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...